Kreu i shtetit Ilir Meta, ai i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama kanë qenë sot në Vlorë ku kanë nderuar të rënët e Luftës së Vlorës në 100-vjetorin e saj.
Sipas Protokollit, kurorat me lule janë vendosur fillimisht nga Meta e më pas Ruçi e Rama.
Lufta e Vlorës zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total qe do i benin pushtuesit italianë. Ne kete lufte duhet permendur dhe kapedani Hodo Zeqiri qe ka qene nje nder heronjte e udheheqesit legjendar te kesaj lufte Në 3 shtator 1920 pas shumë luftimesh të pabarabarta forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin, jo vetëm nga rrethi i saj por edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.

