Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur pak çaste më parë qytetin e Vlorës.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:18, dhe është dëgjuar pranë qendrës së qytetit, prapa gjimnazit “Ali Demi”.
Është e paqartë se çfarë ka ndodhur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie.
