Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vlorë/ 3 persona në pranga, një prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

09:17 / March 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlore 770x431 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 shtetas pasi u ka gjetur armë zjarri në makinë. Arrestimi i tyre u bë në sajë të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Waves”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim.

Mësohet se ky operacioni policor u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë tre persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.

I kërkuari dhe drejtuesi i mjetit janë kapur në flagrancë, secili me armë zjarri pistoletë me vete.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po lëviznin me armë zjarri në automjet dhe njëri prej tyre ishte në kërkim, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Waves”.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar, si dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. D., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë;

– A. K., 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez, një armë zjarri pistoletë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 04.08.2019, në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

– Sh. L., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, i cili dyshohet si përkrahës i personit në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.