Një shtetas 31-vjeçar, pronar i një lokali në qytetin bregdetar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi në lokalin e tij u gjetën 680 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe klienti i lokalit, bëhet fjalë për një 21-vjeçar me iniciale, A.XH, banues , banues në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Bëhet me dije se pronari i lokalit me inicialet F.B, banues në lagjen “1 Maji” në Vlorë e kishte ndarë kanabisin në doza të vogla.
“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në përdorim nga shtetasi F. B. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 680 gramë lëndë narkotike të llojit canabis sativa, e ndarë në doza. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”,Vlorë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 21 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, klient në lokal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
