Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vlorë/ Arrestohet një punonjës i ASHK-së, filloi ndërtimin me lejë fallso në tokë të huaj

14:18 / March 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas 48-vjeçar i cili ishte punonjës punonjës i ASHK Vlorë. Ky person, i cili identifikohet me inicialet H. Gj, akuzohet për “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Nga sa raportohet, ai ishte shpallur në kërkim për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Kallëzimi ndaj tij është bërë nga shtetasi I. K., 52 vjeç, banues në Gjilekë, Himarë. Ky i fundit pretendon se H. Gj., punonjës i ASHK Vlorë, duke falsifikuar disa dokumente për një pronë në Himarë, me anë të mashtrimit, ka nxjerrë lejen e legalizimit në emrin e tij dhe ka filluar të ndërtojë në këtë pronë.

Njoftimi i plotë policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.
Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit në kërkim:
H. Gj., 48 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi I. K., 52 vjeç, banues në Gjilekë, Himarë, se shtetasi H. Gj., punonjës i ASHK Vlorë, duke falsifikuar disa dokumente për një pronë në Himarë, me anë të mashtrimit, ka nxjerrë lejen e legalizimit në emrin e tij dhe ka filluar të ndërtojë në këtë pronë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.