Një jaht është bllokuar mesditën e sotme në Portin e Vlorës. Mësohet se në bordin e jahtit me flamur amerikan kanë qenë katër shtetas ukrainas të cilët ishin nisur nga Turqia për në Malin e zi.
Ata kanë pretenduar se i ka lënë karburanti në momentin që kanë hyrë në ujërat shqiptare, por janë ndaluar për kalim të paligjshëm të kufirit. Jahti vijon të jetë në port, ndërsa News 24 thotë se dyshohet se jahti është përdorur për qëllime kriminale.