2 shtetas janë arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Sipas asaj që njofton policia, të arrestuarit janë një 35-vjeçar me iniciale M.Ç., të cilit i’u gjet dhe i’u sekuestrua një lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Po ashtu, në prangat e policisë ra edhe një 37-vjeçar, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të banesës nga shërbimet e Policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiva.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin M. Ç., 35 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit nga shërbimet e Policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.
Po nga Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve u procedua penalisht për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi B. P., 37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të banesës nga shërbimet e Policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiva.”
