Një tjetër shpërthim lënde plasëse është regjistruar në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.16 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Hajro Çakërri”.
“Në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
