Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

VOA: Zgjedhje për 6 bashki në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët

14:59 / March 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 03 06 at 11.34.02 AM 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, në 6 bashki të vendit, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, dhe Lushnje, po zhvillohen votimet për zgjedhjen e kryebashkiakut. Procesi është zhvilluar relativisht i qetë, me përjashtim të disa problematike të shkaktuara për shkak të motit, në disa qendra votimi në Shkodër ku komisionerët nuk kanë mundur të shkojnë, apo në Dibër ku për shkak të mungesës së energjisë, identifikimi i votuesve nisi të kryhej manualisht dhe jo përmes aij elektroik, i cili po zbatohet në të gjitha qendrat e votimit. Pretendime të tjera për parregullsi, kanë qenë të izoluara.

Në Vorë, po zbatohet ndërkohë dhe votimi elektronik që do të mundësojë dhe numërimin po përmes sistemit elektronik, duke bërë që rezultati të dalë pak pas mbylljes së procesit në orën 19.00. Në Vorë ka patur një problem me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike në komisionet e Qendrave të votimit. PD pretendon se anëtarët e PS dhe LSI-së në Komisionin Zonal, KZAZ, kanë refuzuar të emërojnë përfaqësuesit e kësaj force politike. Sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili ishte vetë në Vorë, KZAZ është shprehur se i ka dhënë zgjidhje problemit. PD megjithatë ka bërë kallëzim penal, duke pretenduar se përfaqësuesit e forcave të tjera pjesëmarrëse në zgjedhje, po bashkëpunojnë kundër PD-së.

Janë pak më shumë se 650 mijë qytetarë me të drejtë vote në të 6 bashkitë ku po mbahen zgjedhjet. Por pjesëmarrja duket e ulët. Deri në orën 13.00, sipas të dhënave nga KQZ, pjesëmarrja në 563 nga 942 qendra votimi, ka qenë mesatarisht 18.02 përqind, me një tendencë në rritje pas mesditës. Pjesëmarrja më e lartë, mbi 24 përqind, ka qenë në Lushnje dhe Dibër, pasuar nga Vora me 22.4 përqind. Ndërsa në Durrës është pjesëmarrja më e ulët 14.7 përqind, kur në zgjedhjet politike të 25 prillit 2021, deri në orën 13.00 pjesëmarrja ka qenë 27.1 përqind. Në Shkodër pjesëmarrja llogaritet në 16.6 përqind, përkundër 26 përqind në 25 prill. Ndërkohë që në Rrogozhinë, pjesëmarrja është gati 20 përqind.

Pjesëmarrja e ulët ishte diçka e pritshme. Së pari, kryebashkiakët që do të zgjidhen nga votimi i sotëm do të kenë një mandat të kufizuar kohor, pasi pranverën e vitit të ardhshëm pritet të zhvillohen zgjedhjet e radhës së pushtetit vendor. Nga ana tjetër, interesin e bën më të ulët dhe fakti që në votim nuk përfshihen këshillat bashkiakë, të cilat janë funksionalë, dhe kontrollohen nga socialistët, duke qenë se në 2019, opozita i bojkotoi zgjedhjet vendore.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fprocesi eshte zhvilluar relativisht i qete me perjashtim te zeri amerikes zgjedhje per 6 bashki ne shqiperi pjesemarrje e ulet%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Votimet e sotme kanë më shumë një interes politik, duke qenë se ato po shihen si një matës i rivalitetit brenda opozitës, mes Partisë Demokratike të kryetarit Luzim Basha dhe lëvizjes së ndërmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, për të patur drejtimin e së djathtës. Përfaqësuesit e zotit Berisha përfaqësohen nën emrin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, që zyrtarisht mban siglat e LSI-së dhe Partisë Demokristiane./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.