Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vodhën 3 mijë euro nga një valixhe, në pranga babë e bir në Rinas

13:25 / November 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bagazhi fundit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Babë e bir janë prangosur pasi kanë vjedhur një shumë parash nga valixhja e një shtetase që po udhëtonte drejt Italisë.

Në sajë të operacionit të koduar “Bagazhi i vjedhur” është vënë në pranga K.M., 24 vjeç dhe B.M., 60 vjeç nga Fushë Kruja. Gjatë kontrollit fizik të këtyre dy shtetasve, Policia kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3000 euro dhe një sasi lekësh shqiptare.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia kufitare finalizon operacionin policor të koduar “Bagazhi i vjedhur”, falë përdorimit të shpejtë të metodave proaktive.

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët i kishin vjedhur një shtetaseje që po udhëtonte drejt Italisë një shumë prej 3000 eurosh dhe një shumë në lekë.

Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve të arrestuar, Policia kufitare u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumat monetare të vjedhura në bagazhet e shtetases T.Th.

Policia Kufitare e Rinasit zhvilloi me metoda të shpejta proaktive operacionin policor të koduar “Bagazhi i vjedhur”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

  • K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Rinas, në Fushë-Krujë;
  • B. M., 60 vjeç, banues në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë.

Më datë 26.11.2019, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kishin vjedhur në bagazhe shtetases T. Th., 3000 euro dhe njē shumë lekësh shqiptare.

Gjatë kontrollit fizik të këtyre dy shtetasve, Policia kufitare gjeti dhe sekuestroi në ciliësinë e provës materiale 3000 euro dhe një sasi lekësh shqiptare.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.