Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vokshi ngre alarmin: Dështim i arsimit në pandemi, asnjë investim për të ardhmen e fëmijëve

14:30 / December 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0db6f3af 5243 454c b3f0 3703b3423406 696x391 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, akuzoi për dështim të arsimit edhe në pandemi.

Gjatë një deklarate për medie nga selia e PD-së, Vokshi akuzoi qeverinë se ka dobësuar sistemin arsimor.

“Mbi 425 mijë nxënës mësuan në një sistem të dobësuar arsimor, mbi 34 mijë mësues u keqpërdorën me mësimin me 2,3 dhe 4 turne, pa u shpërblyer siç duhet. Vetëm nga informacionet e bëra publike, janë të paktën 13 mësues të ndarë nga jeta për shkak të Covid-it”,- tha ndër të tjera Vokshi.

“Rihapja e shkollave pas pandemisë nxori në pah se Edi Rama ishte pa asnjë plan për arsimin dhe vazhdoi t’i linte në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit pa shpenzuar asnjë qindarkë për sigurinë e shëndetit të tyre. Zero lekë për të përballuar pandeminë në arsim, sepse zero është shqetësimi i Edi Ramës për shkollat. Zero lekë për mësimin online. Megjithëse kishin 9 muaj në dispozicion për të ndërtuar një platformë online dhe për të siguruar akses në këtë platformë nga të gjithë nxënësit dhe mësuesit, asgjë nuk ndodhi”,- tha ish-deputetja e PD.

“Sipas të dhënave të Bankës Botërore në qytet mbi 60 për qind e familjeve nuk kanë një kompjuter apo laptop, ndërsa në fshat janë mbi 80 për qind e familjeve pa një pajisje që mundëson mësim normal online. Mësuesit ngrenë shqetësimin që, në shumë raste, vetëm 1/3 e nxënësve mund të ndjekin mësimin online. Kjo edhe për shkak të mungesës së internetit, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për të siguruar internet falas për familjet në nevojë”,- tha Vokshi.

“Partia Demokratike propozoi një plan konkret për të ruajtur cilësinë e arsimit dhe për të siguruar kushte normale për shëndetin gjatë pandemisë. Edi Rama refuzoi ta zbatonte atë plan dhe nuk investoi për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Mësuesit, nxënësit dhe prindërit e tyre meritojnë një qeveri që punon për ta”,- mbylli deklaratën Vokshi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.