Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vokshi ngre alarmin: Mësuesit të shqetësuar nga rritja e infektimeve, nuk po bëhen tampone!

12:45 / February 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
VOKSHI 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, denoncon situatën e krijuar në shkolla nga infektimet me koronavirus, teksa shprehet se nuk po bëhen tapone e teste serologjike.

Në një mesazh në “Facebook”, Vokshi thekson se qeveria e Ramës ka dështuar në mënyrë kolosale në menaxhimin e pandemisë, duke shtuar se ka marrë me dhjetëra mesazhe nga mësues të shqetësuar për rritjen e infektimeve në shkolla.

Mesazhi i Vokshit:

Këtë javë, kam marrë me dhjetëra mesazhe nga mësues të shqetësuar për rritjen e infektimeve në shkolla.

Është dështim kolosal i Edi Ramës që, një vit pas pandemisë, qeveria nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë dhe nuk marrë masat më minimale të sigurisë në shkolla apo për mësimin online.

• Mësuesve nuk u bëhet tamponi apo testi serologjik.
• Në shkolla nuk ka maska, alkool, dezinfektant, termometra.
• Nuk ka një platformë funksionale për mësimin online;
• Shkollat nuk kanë internet. Mësues nga Tirana na tregojnë se detyrohen të punojnë nga lokalet përreth shkollave me mjetet e tyre.
• Shumë nxënës nuk kanë pajisje për të mësuar online, ndërsa ata që jetojnë në zona periferike apo rurale nuk kanë as energji elektrike.

Cinizmi i kësaj qeverie me mësuesit nuk ka fund. Mes kësaj gjendje të mjerueshme, Ministria e Arsimit ka nxjerrë grupe monitorimi për mësimin, përfshi atë online. Nga njëra anë, nuk u paguan mësuesve as orët shtesë, nuk u siguron kushtet minimale, nuk u bën as trajnim për të ashtuquajturën platformë dixhitale, nga ana tjetër, përmes kontrolleve të tilla abuzive qeveria shton presionin psikologjik ndaj mësuesve.

Kjo është qeveria më e keqe që ka patur Shqipëria. Për vete trefishoi pasuritë, ndërsa nxënësit dhe mësuesit i la në mëshirën e pandemisë.

Shpresa e mësuesve, e nxënësve dhe e prindërve të tyre është tek PD. Pas 25 prillit, me rritjen e pagave, me shkollat në standardet europiane, ne do të bëjmë ndryshimin që të gjithë duan!

#25Prill
#shqiperiafiton
#shqipëriafitonarsimin

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haklaj për Berishën: Vrau demokracinë dhe vodhi protestën e ’90-s

19:39 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Nis faza e dytë e reformës territoriale opozita bojkotin komisionin, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet procesit

15:28 / November 9, 2026

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.