Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kërkuar që të përjashtohet kryeministri Edi Rama, kjo për gjuhën e përdorur në seancën e shkuar plenare.
“Të merret masë për Edi Ramën. Vajzat e mia në shtëpi janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit. Ky është shembulli që i japim fëmijëve tanë? Kam kërkuar nga të gjitha gratë deputete të distancohen. Kërkoj të merret masë dhe të përjashtohet Edi Rama për gjuhën vulgare dhe banale që ka përdorur në parlament”, tha Vokshi.
Në seancën e 9 nëntorit, kryeministri Edi Rama shfrenoi gjuhën në Kuvend, me një fjalor ofendues, fyes dhe bullizues ndaj deputetëve të PD-së. “Pa, fe, pa fytyrë, gjela deti, kastravec, bedela, laxhore lagjesh”, janë disa nga fjalët ofenduese nga Rama drejtuar deputetëve të grupit Basha-Alibeaj, të cilët e panë dhe bëjnë ndonjë batutë.