Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Volumi i dosjeve në Gjykatën e Tiranës/ Një gjyqtar shqyrton rreth 60 çështje në muaj

13:45 / July 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GJYKATA 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa gjykatat po përballen me mungesën serioze të numrit të gjyqtarëve për shkak të Vettingut, numri i qytetarëve që i drejtohen institucioneve të drejtësisë për të zgjidhur problemet e tyre sa vjen e rritet. Sipas të dhënave të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë konstatohet se numri i çështjeve të ardhura në gjykatë ka ardhur gjithnjë e në rritje nga viti në vit, gjatë 2019-tës në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 35905 dosje të reja, 33419 janë zgjidhur dhe 9317 janë mbartur. Vihet re se ka pasur rritje të konsiderueshme të numrit të çështjeve të reja, por edhe të mbartura në krahasim me vitet e shkuara, kjo për shkak edhe të ndryshimeve të reja që pësoi në veçanti Kodi i Procedurës Civile dhe procesit të Vettingut. Ndërkohë gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2020 në Gjykatën e Tiranës janë duke u shqyrtuar 12852 dosje civile dhe penale. Duhet kujtuar se gjykatat në vend kanë qenë të mbyllura për disa muaj për shkak të tërmetit që goditi vendin, por edhe pandemisë.

Situata në vitin 2020 është edhe më e ngarkuar, sepse tashmë kjo gjykatë nuk funksionon më me 63 gjyqtarë, por me më pak për shkak se gjatë viteve 2019-2020 një pjesë e tyre janë larguar nga detyra ose shkarkuar për shkak të procesit të Vettingut.

Kjo do të thotë që edhe ngarkesa për secilin gjyqtar është rritur.

Një gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në Dhomën Civile shqyrton më shumë se 60 dosje në muaj ndërsa në Dhomën Penale më shumë se 55 dosje në muaj.

Proceset gjyqësore të të gjitha natyrave për shkak të procedurave, por edhe të problemeve të sistemit zgjasin me muaj të tërë, një gjyqtar ose trup gjyqtarësh mund të shqyrtojnë deri në 5 procese gjyqësore në një ditë.

Tabela 1
tabela 2
Ngarkesa për gjyqtarët e Dhomës Civile gjatë 2019

Edhe më kaotike dhe problematike situata është në Gjykatën e Apelit Tiranë ku po punohet me gjysmën e numrit të gjyqtarëve.

gjykata e Apelit

Një trupe gjyqësore i duhet të zhvillojë deri në 8 procese gjyqësore në një ditë.  Duket se kjo situatë do të jetë e tillë deri sa të përfundoj “pastrimi” i gjykatës si pasojë e procesit të Vettingut dhe të emërohen gjyqtarët e rinj.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.