Përkundër zërave brenda Bashkimit Europian, se Ballkanit Perëndimor t’i caktohet vitit 2030 si afat për anëtarësimin në familjen europiane, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vijon ‘ti qëndrojë besnike qëndrimit të saj.
Në fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së para deputetëve të Parlamentit Evropian, ndryshe nga Charles Michel, ajo kërkon vlerësim sipas meritës, duke mos vendosur një datë për pranimin e shteteve aspirante.
“Anëtarësimi në BE bazohet në merita dhe Komisioni do ta mbrojë gjithmonë këtë parim. Unë besoj se zgjerimi i ardhshëm duhet të jetë gjithashtu një katalizator për përparim. Ne kemi filluar të ndërtojmë një Sindikatë Shëndetësore në 27 vende. Dhe besoj se mund ta përfundojmë në 30+. Ne kemi filluar të ndërtojmë Bashkimin Evropian të Mbrojtjes në 27 vende. Dhe besoj se mund ta përfundojmë në 30+”.
Ajo theksoi se thellimi i integrimit dhe zgjerimi i unionit duhet të ecin paralelisht.