Menjëherë pas zyrtarizimit të rezultatit në bashkinë e Vorës, ku Partia Socialiste fitoi me rezultat të thellë garën për bashkinë e këtij qyteti, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj ka reaguar duke shprehur kënaqësi për triumfin. Ai u shpreh se ky rezultat vërtetoi se në Shqipëri nuk ka më bastione.
“Jam i kënaqur me rezultatin. Nisur edhe nga zgjedhjet e tjera po njiihet standarti. Kemi fituar me afro 70% bashkinë. Kemi disa mesazhe që marrim nga Vora. Arritëm të prodhonim një rezultat të shpejtë me anë të votimit elektronik. Nuk ka më bastione në Shqipëri dhe mesazhi i fortë është që st njerëzit nuk duan sherr dhe sa më pak histeri. Për ata që nuk na dhanë besimin e tyre do u shërbejmë njëlloj. Këtë përkushtim do e kthejmë në punë. Ende ka punë për të bërë. “, tha Veliaj.
