Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vota e Diasporës/ Celibashi: Procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model

11:20 / June 10, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ddd sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model.

Ai theksoi se ka patur parregullësi të vogla, por kjo nuk e ka cenuar aspak mbarëvajtjen e procesit.

“Procesi i votimit nga jashtë, pa asnjë lloj droje e hezitimi, e them se ka shkuar shumë mirë. I kuptoj pretendimet e subjekteve politike, ka patur problematika, por duke i kalkuluar edhe efektin e këtyre problematikave, them se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model. Problematikat e shpërndarjes së e zarfeve në Greqi nuk e cenojnë këtë proces. Jam i ndërgjegjshëm për opozitën, që kjo gjë nuk qëndron kështu, por unë jam i bindur për këtë gjë”, tha ai.

Kryekomisioniri u shpreh se KQZ ka kursyer rreth 2 milionë euro nga fondi, që kishte parashikuar për kontratën më kompaninë postare.

“Kursimi i parave nuk e ka cenuar standardin e këtij procesi. Janë 2 milionë euro të kursyera vetëm për kontratën e lidhur me operatorin e shërbimit postar, por kemi dhe kursyer dhe në aspekte të tjera, përfshirë dhe procesin e votimit brenda vendit”, tha Celibashi.

Celibashi Diaspora model vota votim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.