Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vota e diasporës në udhëkryq, përplasje nëse reformën do ta bëjë KQZ apo “zgjedhorja”

15:12 / October 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1684100265 vota
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mosdakordësia qeveri dhe opozitë është pasuruar me një tjetër, ajo se kujt i takon të përgatisë bazën ligjore që i jep mundësi shqiptarëve që jetojnë jashtë të votojnë nga aty ku jetojnë.

Socialistët dhe deputetët demokratë mbështetës të Sali Berishës kërkojnë që vota e diasporës të jetë ekskluzivitet i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërsa për demokratët e Lulzim Bashës duhet të jetë Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, siç e kërkon edhe Gjykata Kushtetuese.

Në vendimin e saj ajo ia la detyrë “zgjedhores” që deri në janarin e 2024 të ndërmarrë të gjitha ndryshimet ligjore që në parlamentaret e ardhshme diaspora të votojë në distancë, pa qenë e nevojshme të kthehet në atdhe.

Diskutimet për votë e diasporës në tryezën e thirrur nga KQZ me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sherrosën demokratët mes njëri tjetrit. Nga opozita KQZ përcaktoi si folëse të parë Jorida Tabakun por u kundërshtua nga Enkelejd Alibeaj me argumentin se ai është bashkërkyetar i “zgjedhores” dhe i takon të flasë pas homologut të tij socialist Damian Gjiknuri.

Betejën mes bluve e fitoi Enkelejd Alibeaj me vendim të albitrit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Katër muaj nga skadimi i afatit të venë nga “kushtetuesja” mbetet për tu parë se kujt do t’i ngelet topi në derë KQZ-së apo “Zgjedhores”, e thënë ndryshe kush do të mbajë përgjegjësinë e suksesit apo dështimit të votës së diasporës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vendoret 2027”, Begaj nis konsultimet/ Presidenti takon kreun Kuvendor të PS, pret edhe përfaqësues të PSD

10:30 / October 30, 2026

Ndryshime në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj liron nga detyra dy nënkryetarë

10:27 / October 30, 2026

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Kryeministri, takim në orën 09:30

09:38 / October 30, 2026

“Rama është kthyer në 2009-ën”/ Muça: Edhe në Tuz shtëpitë shiten me 2 mijë euro për metër

22:46 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.