Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vota e emigrantëve, Majko: KQZ të mos presë kot opozitën! Nëse dështojmë?! Fajin e ka Ndragheta

22:21 / February 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pandeli majko111
Pandeli Majko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko i kërkon KQZ-së që të mos shkaktojë më vonesa në bërjen të mundur të votimit të shqiptarëve që janë jashtë vendit.

Nga studio e Top Channel, Majko i bëri thirrje KQZ që ta zbatojë ligjin pa vonesë dhe të mos vonohet duke pritur konsensusin nga opozita.

“Aktualisht KQZ nuk ka deklaruar që s’do ketë votim të shtetasve jashtë vendit, jo te emigrantëve, pra shtetas shqiptar me banim jashtë. 

Nuk ka sens tani që ligji të bllokohet, s’kemi ça konsensusi presim, çdo të thotë kjo të presim dikë të thotë jam dakord të zbatohet ligji KQZ duhet të zbatoje ligjin pa pritur partitë politikë. 

Duhet të zbatohet kodi zgjedhor, kam bindjen që Celibashi dhe të tjerët janë të angazhuar në këtë proces.”, deklaroi Majko.

Pse nuk po e zbaton ligjin KQZ?

“Po vonohet kot, po pret nga partitë e opozitës që të thonë po.”, tha Majko.

Majko i pyetur në Open se mbi kë bie përgjegjësia nëse procesi për votën e diasporës dështon, dha një përgjigje ironike.

Nëse ky proces dështon, e kujt është përgjegjësia?

Majko: E Ndraghetës . Po s’jemi mbledhur për këtë tani, nuk mund ta aludoj tani , sidomos të nje njeri që e njeh ligjin si Celibashi, nëse ai s’do të ktheje përgjigje do vazhdojë të zbatojë ligjin.

Po kjo ishte një premtim i PS…

Majko: Po s’mund të thjm që e kemi ne fajin, ne vërtet e bëmë ligjin me vonesë por mos harroni që opozita doli nga parlamenti , një ngjarje e paprecedentë, ça tu thoshim hajde vëlla aman të votojmë.

Mos harroni që gjërat s’kanë ecur mirë, kemi pas tërmete dhe pandemi . Socialistët s’po rrinin kot në zyrë .

emigrantë Majko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.