Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Votimi për 5 minuta, Çuçi: Buxheti 2024, është më i madhi në histori, nuk lëmë shqiptarët peng për karrigen e PD-së

11:30 / November 20, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
900 0 1700473144xcuci 556
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Bledi Çuçi, tha jashtë Kuvendit për gazetarët se sot ishte një ditë shumë e rëndësishme pasi është miratuar në parim buxheti më i madh, prej 7 miliardë eurosh. Ai tha se skena e krijuar nga opozita është një gjë e parë edhe më herët dhe se nuk ka asgjë të re.

“E njëjta skenë. E vetmja e re është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e 32 viteve. Janë 7 miliardë euro që është dyfishi i buxhetit të 2013. Sot që ata duhet të flisnin, pamë të njëjtin skenar. E vetmja gjë që duhet t’i mbetet në mendje çdo shqiptari është buxheti që sapo miratuam 400 milionë euro plus për rritjen e paga”, tha Çuçi.

Sipas tij e vetmja gjë që ka rëndësi, ditën e sotme, është miratimi i atij që e cilësoi si “buxheti më i madh publik në historinë e këtyre viteve”. Po ashtu Çuçi tha për kolegët e opozitës se lufta e brendshme i ka bërë që të shkëputin vëmendjen nga interesi i qytetarëve. “Flitet me alternativa dhe jo me tymuese. Sot që duhej të flisnin, pamë të njëjtin skenar”.

I gjendur përballë pyetjeve të gazetarëve, Çuçi nuk e pranoi se buxheti për vitin e ardhshëm u kalua në parim pa asnjë diskutim, sepse siç shtoi ai, diskutimet janë bërë në komisione. Si duket edhe diskutimi nen për nen i buxhetit do të zhvendoset në komisione, nëse opozita do të vijojë me aksionin e saj.

buxheti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

19:40 / July 12, 2025

E hoqën nga puna, Yuri Kim në protestë para DASH

19:08 / July 12, 2025

Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Lahesha me…

18:00 / July 12, 2025

Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen nëpërmjet portalit E-Albania

17:40 / July 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.