Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vranë 20-vjeçaren në sy të bashkëshortit e fëmijës, gazetari tregon detajet shokuese: Autorët dyshohet se janë me origjinë shqiptare!

11:44 / May 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 609b9d1e7fad2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e djeshëm Greqinë. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e një çifti grek, që jetonin me foshnjën 11-muajshe dhe qenin.

Personat që kishin hyrë për të grabitur shtëpinë, kanë lidhur fillimisht burrin në një karrige dhe më pas kanë mbytur 20-vjeçaren. Caroline Crouch është gjetur pranë foshnjës që flinte në krevat.

Gazetari i njohur, Artur Bibe, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking” foli për pistat e para të policisë greke. Sipas tij, kjo ngjarje kaq e rëndë ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.Ndërsa teksa fliste për autorët e dyshuar, gazetari tha se mendohet se janë ciganë me origjinë shqiptare, por nuk përjashtohet të jenë edhe gjeorgjianë.

“Bashkëshorti i viktimës ka deklaruar se ka dëgjuar autorët të flasin në gjuhë të huaj, por jo të Afrikës së Veriut, Marok, Libi apo nga vendet ku ka kriminelët më kryesorë në Greqi. Sipas policisë dyshohet të jetë gjuha cigane. Banditët gjeorgjianë janë të rrezikshëm, por nuk shquhen për të vrarë njerëz”, tha Bibe.

Ai shtoi se mendohet se janë tre autorë. Gazetari vijoi duke thënë se policia greke do të dërgojë në Shqipëri të dhëna për personat e dyshuar që mund të kenë lidhje me vendin tonë.

Ndërkohë që, ka vënë 300.000 euro në dispozicion të kujtdo jep të dhëna që çojnë në arrestimin e vrasësve.

“Kemi parë vrasje nga nivelet më të ashpra, por të vritet mamaja në sy të fëmijës, është një nga rastet më të pakta. Autorët kanë lënë gjurmë gishtërinjsh, dhe ekipet e policisë po punojnë fort. ADN-ja do i ndihmojë shumë. Dhuna dhe rëndësia e ngjarjes, ka bërë që policia greke të japë një shumë kaq të madhe, që të kapen dhe neutralizohen autorët e kësaj ngjarje”, tha Bibe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mediat ndërkombëtare, publikojnë artikullin: Kapet në Spanjë “magjistari” i arratisjeve, Taulant Toma

18:38 / August 26, 2026

Anglia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen historike: Pasuritë e konfiskuara nga krimi do të ndahen përgjysmë

17:58 / August 26, 2026

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fierit

12:02 / August 26, 2026

Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq/ Zbardhen përgjimet dhe skema e POS-eve

11:55 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.