Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja barbare e Anxhelinës, flet djali afgan: I propozova për martesë, por…

11:55 / January 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë pas vrasjes në mënyrë barbare së Anxhelina Petro nga babai i saj, i dashuri i saj afgan ka zbuluar një detaj prekës për ta.

Në një bisedë më televizionin “Skai”, ai ka treguar se një javë para vrasjes së saj ai i kishte propozuar për martesë, por fati i saj i keq iu preu ëndrrat në mes.

Gjithashtu djali ka treguar se e dashura e tij ishte dhunuar edhe më parë, madje edhe prej xhaxhai të saj, e shkak ishte bërë mospranimi i lidhjes së tyre.

Sakaq, 30-vjeçari ka treguar se edhe vetë atë e kishin kërcënuar, por dashuria e tyre ishte e madhe dhe ata nuk kishin pranuar që të ndaheshin.

“Isha si burri i saj. I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Fatkeqësisht nuk mundëm. Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe”, u shpreh ai.

Anxhelina Petro u godit disa herë për vdekje me shufër hekuri mbrëmjen e 2 Janarit nga babai i saj Aleko Petro, pasi 52-vjeçari Aleko Petro, ishte kundër lidhjes së saj me djalin afgan, me të cilin kishte mnë shumë se 10 vite bashkë.

Aleko Petro ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë, madje duke kërkuar që dënimi i tij të jetë varja në një shesh publik si shembull për të tjerët.

Trupi i pajetë i Anxhelina Petros pritet që të sillet ditën e sotme në Shqipëri për t’u varrosur në Berat, aty ku jeton mamaja e 29-vjeçares,Xhezmije Stoçeni.

Anxhelina deklarata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.