Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

 Vrasja brutale e shqiptarit në Itali, mbyllen hetimet për dy marokenët

21:30 / April 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sh 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Mantovës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Bomës, e ndodhur korrikun e kaluar, kur një shqiptar mbeti viktimë e pritës së dy afrikano-veriorëve.

Akuzat e ngritura ndaj dy afrikano-veriorëve të arrestuar janë për vrasje me dashje dhe tentativë për vrasje me paramendim rrethanë rënduese, për këtë arsye dy të arrestuarit janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Ngjarja ka ndodhur natën e 2 korrikut të vitit të kaluar kur Atilio Ndrekaj, 24-vjeçari shqiptar dhe Pierfrancesco Ferrari, 35-vjeçari nga San Giorgio. ata ishin sulmuar me një shkop bejsbolli pranë Piazzale della Favorita në zonën e Boma. Shqiptari kishte vdekur pas 48 orësh agoni, ndërsa 35-vjeçari kishte arritur t’i mbijetonte asaj që u shfaq menjëherë si një pritë e vërtetë. I pari që përfundoi në pranga ishte një 35-vjeçar maroken me banim në Suzzara.

Karabinierët e Njësisë Hetimore e kishin kapur pak ditë pas pritës së Bomës në afërsi të Vareses, në një tren teksa po përpiqej të kalonte kufirin. Kur u dëgjua nga gjyqtari hetues, ai kishte hedhur poshtë të gjitha përgjegjësitë, duke ia ngarkuar të dytit. Për këtë tjetrin, megjithatë, u desh pak më shumë, sepse mundi të kalonte kufirin, por në fund edhe i dyti, një 31-vjeçar gjithashtu maroken, u ndalua në Spanjë në Algeciras, qytet jo shumë larg Gjibraltarit janarin e kaluar nga Guardia Civil i cili kishte marrë raportin e karabinierëve të Mantovës që kishin arritur ta identifikonin atë. Pas pritës që i kushtoi jetën 24-vjeçarit shqiptar, do të kishte ndodhur një shesh hesapesh mes trafikanteve te dorges.

“Gjaku lahet me gjak”- ky ishte  mesazhi i gjetur mes luleve të lëna në parkimin e një qendre tregtare në La Favorita, në Mantova të Italisë diten e ngjarjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.