Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho, karabinierët shkojnë në një kompani dhe hetojnë mbi paketimin e eshtrave

21:01 / January 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teuta pasho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të plotësuar çdo detaj të vrasjes së çiftit shqiptar Shpëtim dhe Tauta Pasho në Itali, të cilët u zhdukën në ditët e para të nëntorit 2015 dhe u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, nga data 10 deri në 15 dhjetor. 

Autoritetet kanë bërë një ‘vizitë’ në një kompani, në aspektin e një kërkimi për të zbardhur enigmën e plotë të vrasjes së bashkëshortëve Pasho, për të cilën zonat e “errëta” janë edhe më shumë se një. Ditët e fundit, karabinierët bënë një ndalesë në zonën Empolese.

Më saktësisht, ata e kanë hedhur vëmendjen e tyre te një kompani me qendër në zonën industriale të Terrafino dhe po kërkojnë materiale të ngjashme me ato të përdorura për të ‘paketuar’ eshtrat e Shpëtim dhe Teuta Pashos pas vrasjes.

Që prej nëntorit të 2015 asnjë lajm prej tyre, për vite me radhë, megjithë thirrjet e përsëritura nga vajza e tyre Dorina. Në burg, për vrasjen e tyre është Elona Kalesha ish- e dashura e dhalit të çiftit Pasho, e cila akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve, ndonëse ka dyshime të forta se nuk e ka bërë e vetme krimin.

Duke qenë se ajo akuzohet se pasi e ka vrarë çiftin dhe ka masakruar trupat e tyre, edhe i ka paketuar në mënyrë skrupuloze, duke i copëtuar dhe futur në valixhe, kësisoj materiali i përdorur mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë.

Megjithatë nga kjo vizitë ende nuk ka informacione nëse kanë marrë të dhëna që do të mund të ndihmojnë në zbardhjen e ndonjë detaji tjetër që do të hidhte dritë mbi ngjarjen.

cifti pasho eshtrave Karabinieret kompani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me armë zjarri 27-vjeçari në Kamzë, Torba: RENEA e angazhuar për arrestimin e autorit

13:47 / June 8, 2026

Korçë/ Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person

12:47 / June 8, 2026

Vrasja në Kamëz/ Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur. Identifikohet autori

12:30 / June 8, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

12:25 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.