Martin Bardhi u vra sot nga vrasës me pagesë në qendër të Rrëshenit, si edhe u plagosën edhe tre persona të tjerë. Sipas drejtorit të policisë, Alfred Elezi, viktima ishte në lokalin e tij me të plagosurit e tjerë në një tavolinë. Pistë hetimi aktualisht janë konfliktet e fisit Bardhi me fiset e tjera. Elezi thotë se viktima u ekzekutua nga dy autorë të maskuar me fuoristradë.
”Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi dhe janë plagosur 3 të tjerë që kanë qenë në tavolinë me të. Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me fuoristradë të cilët pas ngjarjes kanë djegur makinën. Shkuam menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti, territori po kontrollohet në mënyrë intensive. Ne po bëjmë veprimet e para, dihet konflikti që kanë pasur mes fisesh po punojmë për zbardhjen e ngjarjes. Të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve, ata ishin në tavolinë me viktimën”,-tha Elezi.
Viktima-Martin Bardhi
Të plagosurit
Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës
Olti Gjini pronar i një lokal aty pranë
Indrit Bardhi