Një tjetër i ri është shpallur në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit në Tiranë. Arbër Murataj është shpallur në kërkim për t’u marrë në pyetje për vrasjen e Stiven Toshkesit. Që ditën e vrasjes i është bërë kontroll në banesë dhe nuk është gjetur. Gjatë kontrollit të banesës është gjetur kushëriri i tij bashkë me një sasi të vogël hashashi, që e ka marrë përsipër ai si përdorues dhe është arrestuar. Për djalin e Muratajt nuk ka urdhër arresti nga prokuroria. Arbër Murataj është i biri i Admir Muratajt, i vrarë në grabitjen e Rinasit në 2019.
Postime te ngjashme
Add A Comment
