Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vrasja e 38-vjeçares/ Nëna rrëfen momentin tragjik të kirmit: Monstra më la pa ndjenja, Enkeleda është përleshur me të…

13:07 / January 17, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cv dfvgbsfv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarja tragjike që ndodhi më 11 janar, ku mbeti e vrarë një 38-vjeçare nga kunati i saj, shokoi mbarë opinionin publik.

Enkeleda Çapoku u masakruar nga kunati i saj, 34-vjeçari Erdet Çapoku, vëllai i burrit të saj. Nëna rrëfeu në emision se Enkeleda është përleshur me të para se të merrte goditjet fatale që i shkaktuan vdekjen.

34-vjeçari u largua me biçikletë menjëherë pasi kreu krimin e rëndë, për t’u arrestuar më pas nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, pranë një karburanti në zonën e Laprakës. Burime nga policia thanë se i dyshuari ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrjeje, pasi kunata e kishte denoncuar për përndjekje. Denoncimi ishte bërë 6 muaj më parë, ku ajo pretendonte se kunati e dhunonte psikologjikisht, e përndiqte dhe e fotografonte kudo që shkonte me të bijën, dhe më pas fotot ia dërgonte në burg, vëllait të tij, bashkëshortit të Enkeledës, duke sjellë probleme në çift. Gjatë seancës për masën e sigurisë që e la 34-vjeçarin në burg, ai ka pranuar krimin, tha se nuk e mbante mend konkretisht ngjarjen. U aludua për një raport të prishur të saj me bashkëshortin që ndodhej në burg por nëna e viktimës thotë se çifti shkonte shumë mirë.

“Atë natë nga ora 11 e natës ramë në gjumë. E ka hapur derën, na ka parë nga dritarja që kishim fikur dritën. Na ka ndjekur. Kishte 5 ditë. Ka parë pallatin që s’ka pasur lëvizje, ka hapur derën se ka pasur një shul të vogël. Duke i ditur rrethanat e ka hapur ngadalë derën e jashtme dhe ka hapur derën e dhomës. Aty e kam parë unë, ishte veshur me kapuç të zi, doreza të zeza. Erdhi direkt tek krevati im dhe më qëlloi disa herë. Duke më lënë pa ndjenja. Pastaj nuk e di çfarë ka ndodhur me vajzën. Është përleshur. Shenjat e gishtërinjve që kemi parë ka tentuar të ngrihet. Ka tentuar të ndezë drejtën, aty i ka prerë damarët. E ka goditur me levë pas koke, me tub në fytyrë e ka prerë në hundë. Kur jam përmendur e kam parë vajzën të shtrirë në gjak. I thërrita kësaj nuses, Hajrije, Hajrije. kam dalë si e çmendur, erdhi gjithë lagjja. Kjo ishte masakra që bëri qelbësira. Punonte në fabrikë, hante bukën me një kokërr vezë për të rritur vajzën. Për t’i plotësuar vajzës e mos t’ia shtrinte dorën askujt. Ishte vajzë e ndershme, bënte kryq gjithë lagjja për Enkeledën. Me bashkëshortin shkonte shumë mirë”, rrëfeu nëna e Enkeledës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.