Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e 62-vjeçarit/ Zbardhet dëshmia e shokut të autorit: Kush duron këtë, do më kujtojë lekët…

09:05 / March 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Haxhi Baçinozi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Borxhi ka qenë shkaku i vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Baçinozit, ku autori i kishte viktimës një borxh prej 46 mijë eurosh.

Ndërkaq, sipas gazetës “Panorama: është zbardhur dhe dëshmia e shoqëruesit të ekzekutorit te Liqeni i Tiranes. Nga deklarimet që ka dhënë në Policinë e Tiranës Myftar Pasha, 56-vjeç, i arrestuar për moskallëzim krimi, shpjegohet mekanizmi i ngjarjes, që sipas tij nuk ishte e planifikuar.

Ai ka shpjeguar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se personin e shpallur në kërkim e ka fqinj e mik dhe se kishte dalë me të për një xhiro nga Liqeni Artificial. Ndërkohë, sipas versionit të tij, takimi me viktimën ka qenë rastësor, madje miku i tij është shtangur nga kjo përballje, pasi i është shprehur se Baçinozi do i kujtonte borxhin.

Megjithatë, ndonëse i arrestuar, ka këmbëngulur për një ngjarje të paplanifikuar, Policia ka dyshime të forta për një vrasje të mirëmenduar nga personi që është shpallur në kërkim. Nisur kjo, edhe nga fakti që ai kishte pistoletë me vete.

Vetë i arrestuari është shprehur se nuk kishte dijeni për armën që miku i tij mbante me vete. Sipas dëshmisë së mikut të Islam Myrtajt, 62- vjeçari që mbeti i vrarë te “Liqeni Artificial”, sapo ka parë autorin e dyshuar të ngjarjes, i është afruar duke e ofenduar, ndërsa më pas kjo situatë është pasuar nga një përleshje fizike.

Sipas Myftar Pashës, pas këtij veprimi miku i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt Haxhi Baçinozit.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Të shtunën pasdite më mori në telefon më pyeti se ku isha. Kur unë i thanë se po dilja nga Liqeni Artificial, ai tha se do të vinte të më shoqëronte. Ishim duke ecur të dy kur përballë pamë Haxhi Baçinozin, që ishte i shoqëruar nga i biri. Islami me tha: Bo bo, kush duron këtë, do më kujtojë lekët… Kur Haxhi Baçinozi u afrua, e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëlloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi, Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me Policinë”, ka deklaruar Myftar Pasha gjatë dëshmisë që ka dhënë pas arrestimit.

tirananews.al Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit

16:21 / September 27, 2026

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë

15:01 / September 27, 2026

Denis Luli kyç gojën para hetuesve për atentatin në Athinë

13:40 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.