Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vrasja e Can Kariçit/ Policia shoqëron 15 persona, mes tyre dhe familjarë

10:06 / December 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se 15 persona janë shoqëruar në polici për tu pyetur në lidhje me atentatin ndaj Can Kariçit në Kodër Kamëz.

Mësohet se në mesin e personave të shoqëruar ka familjarë, miq të viktimës si edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Arma e gjetur në mjetin që dyshohet të jetë shkrumbuar nga autorët, i është fshirë numri serial.

Kariçi është qëlluar menjëherë sapo ka dalë nga lokali dhe ka hipur në automjetin e tij. Në kamera është fiksuar edhe momenti kur makina tip “Audi”, me të cilin lëviznin autorët afrohet pranë makinës së viktimës, dhe aty fillojnë ta qëllojnë. Si pasojë 35-vjeçari mori 4 plumba që rezultuan vdekjeprurës.

Can Kariçi u gjet brenda makinës së tij i plagosur, më 23 dhjetor rreth orës 20:00. 35-vjeçari u dërgua në spital, por rrugës ndërroi jetë. Zona ku ndodhi krimi është e rrethuar nga policia e cila është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk ka një pistë mbi ngjarjen.

Kariçi ishte një person me precedent penalë në fushën e krimeve kundër personit. Mediat raportojnë se Kariçi që u vra brenda mjetit të tij me targa gjermane, njihej dhe me nofkën ‘ujku’. Ai ishte nga Dibra dhe banonte në Bathore. Kariçi për herë të fundit është vënë në pranga në muajin shkurt të këtij viti pas një aksioni e operacioni që organizuan forcat RENEA në zonën e Kurbinit, pasi iu gjetën fishekë dhe pistoletë tip ‘Glock’.

Ai u lirua nga qelia por Gjykata e la nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Raportohet se Kariçi ka qenë mik i ngushtë me dy të rinjtë, Eriges Mihasi dhe Armand Dumani, të cilët u vranë në zonën e Astirit mbrëmjen e 13 nëntorit.

Can Kariçit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.