Policia bëri të ditur se ka arrestuar si autor të vrasjes së dyfishtë në Lezhë, Aleksandër Përdoda. Ky i fundit ka pranuar autorësinë e krimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Lalm të Lezhës ku u gjetën të pajetë raposodi i njohur Kol Murrani dhe shoku i tij Prengë Simoni. Mësohet se motiv i ngjarjes ka qenë një konflikt pronësie me rapsodin.
Përdoda u arratis pas ngjarjes, por u prangos më vonë nga uniformat blu. Ndërkohë në kërkim është ende vëllai i tij i cili akuzohet për përkrahje të autorit.
Para efektivëve Përdoda ka pranuar autorësinë e krimit, por nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes.
