Dy ngjarjet e mbrëmjes së djeshme tronditën Tiranën dhe gjithë vendin, ku në të dyja rastet protagoniste ishte vetë policia. Në njërën, një efektiv policie qëlloi me armë kolegun e tij i cili ndërroi jetë, ndërsa në tjetrën po një punonjës policie qëlloi nje qytetar me armën e shërbimit. Për të dyja këto raste ka reaguar sot ish-kryeministri, Sali Berisha.
Reagimi i plotë i Berishës:
Policet te droguar dhe vrases! Ekzekutojne policin ne komisariat dhe plagosin qytetarin ne “Kombinat”! Te dashur miq, mbremjen qe kaloi dy police te droguar, vrases, ne dy ngjarje te veçanta, shkrehen armet e tyre dhe vrane nje polic e plagosen nje qytetar.
Keshtu, ne ambientet e Komisariatit nr. 3, polici i droguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 plumbat e karikatorit te tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi. Kurse ne Kombinat nje polic i droguar i FNSH-se gjuajti me revole dhe plagosi nje qytetar, per te cilin thuhet se kishte probleme te paaftesise mendore.
Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se policit te ndjere dhe uruar sherim te shpejte qytetarit te plagosur, denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te banditeve me uniforme si deshmi flagrante e drogimit dhe degradimit te policise se narkoshtetit.
Keto akte deshmojne shkallen ekstreme te kriminalizimit te narkopolicise nga Edi Rama dhe partise se tij, ministri i familjes dhe klani i tij. Ndaj kerkoj doreheqjen e menjehereshme te ministrit te familjes, Çuçi, pergjegjes direkt politik per aktet e perseritura vrastare te narkobanditeve me uniforme. sb PS: Video eshte bere ne Komisariatin Nr. 3 pak çaste pas ekzekutimit te te ndjerit, Çaush Saliasi.