Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, arrestohen dy persona

10:40 / June 4, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
640 0 1747901217 ermirdedja 1749024357
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkon në 5 numri i personave të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës.

Vihen në pranga Erion Ndoni dhe Klodian Berisha. Shpallet në kërkim shtetasi Xhuljano Dyrmishi.

Njoftimi i policisë:

Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 29-vjeçarit, në lagjen nr.18, Durrës.

Shkon në 5 numri i shtetasve të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit.

-Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas që kanë kontrabanduar në Shqipëri, automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes dhe një automjet tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale. Policia gjen dhe sekuestron automjetin tjetër.

-Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave.

2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 2 shtetas të tjerë, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Në vijim të veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit E. D., 2 javë më parë, në lagjen nr.18, në Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi:

-u ndaluan shtetasit E. N., 36 vjeç, banues në fshatin Shkallnur dhe K. B., 35 vjeç, banues në Durres, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
-u shpall në kërkim shtetasi Xh. D., 33 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kane kontrabanduar në Shqipëri, 2 automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së shtetasit E. D.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat”, i cili ishte kontrabanduar me qëllim për t’u përdorur për një ngjarje tjetër kriminale.

Në kuadër të hetimeve, 2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim shtetasin shqiptar E. N., 44 vjeç, banues në fshatin Rrashbull dhe shtetasin maroken M. D., 46 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Të 3 shtetasit e shpallur në kërkim rezultojnë jashtë vendit. Vijon puna në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

arrestohet Durres ermir dedja Policia Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

21:12 / June 19, 2025

34 vite PS, Rama: Fitorja përgjegjësi e madhe dhe besim për të udhëhequr vendin drejt BE-së

19:27 / June 19, 2025

Kancelari gjerman telefonatë me kryeministrin izraelit: Duhen zgjidhje diplomatike për konfliktin

19:05 / June 19, 2025

Kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:57 / June 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.