Dy persona të tjerë janë shoqëruar për vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor, ndërsa i arrestuari i djeshëm si bashkëpunëtor ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
Nevvs 24 thotë se dy të shoqëruarit në polici janë nga Shkodra dhe janë identifikuar pas verifikimeve që policia ka bërë në mjette e përdorura nga autorët e dyshuar të cilat rezultonin të dhëna me qira. Bëhet e ditur se të rinjve u janë sekuestruar dhe armë.
Në dëshminë e tij 22-vjeçari Sebastiano Mali thotë se prej muajsh jeton në zonën e ish-klubit “Partizani” në Tiranë. I pyetur për lëvizjet e tij në zonën e krimit nuk ka pranuar që e ka gjurmuar viktimën por se ka qenë në zonë për qejf
Makinat e përdorura nga Viktor Marku e Sebastjano Mali kanë qenë të marra me qira në Shkodër nga familjarë të Sebastjanos.
