Policia ka personin e katërt të përfshirë në vrasjen e 40 vjeçarit Hekuran Billa, më 11 qershor pranë qendrës ‘Kristal’ në Tiranë.
Mësohet se bëhet fjalë për 25-vjeçarin P.Pusin, i cili ka rënë në pranga në qytetin e Shkodrës.
Ai dyshohet se drejtoi makinën me të cilën u krye atentati ndaj Billës, por që u largua nga vendngjarja.
