Prokuroria e Tiranës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur në mesnatën e së hënës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.
Gentjan Bejtja i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në fshatin Larushk të Krujës kishte përplasje me Durim dhe Valter Bamin si dhe Marklen Hakën. Për këtë arsye ditën e djeshme kontrolle në banesat e dy vëllezëre Bami.
Po kështu dje është shoqëruar Valter Bami i cili ka deklaruar se ka qenë në banesën e tij dhe ka mohuar se ka marrë pjesë në atentat, duke treguar dhe kamerat e banesës së tij. Po kështu hetuesit kanë marrë dhe dëshminë e Marklen Hakës, i cili i ka mbijetuar dy atentateve, raporton BW. Dhe Haka ka pretenduar se ka qenë në banesën e tij dhe nuk ka lidhje me ngjarjen. Policia po kontrollon qelizat e telefonave të tij dhe po kryen hetime dhe në rrethin përqark tyre. Dyshimet janë se shënjestra ishte Gentjan Bejtja i cili ka zbritur nga makina pak minuta para atentatit ku u vra kunati i tij dhe u plagosën dy fëmijët e mitur.
