Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vrasja e liderit të ushtrisë iraniane, SHBA thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Iraku

10:48 / January 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjenarali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve që të largohen menjëherë nga Iraku. Thirrja vjen pas vrasjes së gjeneralit Iranian, Qassem Soleimani, gjatë një sulmi ajror me dron të urdhëruar nga presidenti Donald Trump.

“Për shkak të tensioneve të ngritura në Irak dhe rajon, ne u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku. Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane, të gjitha operacionet konsullore janë pezulluar. Qytetarët e SHBA-së nuk duhet të afrohen pranë Ambasadës”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan.

Gjenerali Soleimani u godit në aeroportin e Bagdadit në Irak, qytet ku ka patur së fundmi protesta të forta anti-amerikane. Ai ishte Komandanti i Forcës elitë Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Vrasja e tij nga shumë ekspertë po konsiderohet si momenti më delikat në Lindjen e Mesme që pas Luftës së Irakut.

Përgjigja e Uashingtonit erdhi pas sulmeve të bëra ditët e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Baghdad, të cilat mendohet se janë nxitur nga forcat iraniane. Po ashtu lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei deklaroi pas sulmit se “hakmarrja e ashpër i pret kriminelët”, ndërsa ministri i Jashtëm, Javad Zarif, e quajti verpimin e SHBA-së si “akt të terrorizmit ndërkombëtar”

Qeveria franceze gjithashtu ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë larg çdo tubimi në Iran.

Drejtuesit e Iranit kanë reaguar ashpër duke paralajmëruar hakmarrje të ashpër ndaj Uashingtonit, ndërsa Kina dhe Rusia kanë dënuar vrasjen e Qassem Soleimani, duke i bërë thirrje SHBA-së që të tregojë vetëpërmbajtje dhe të mos cënojë stabilitetin e Lindjes së Mesme.

SHBA thirrje tirananews Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.