Martin Bardhi u vra këtë të martë në Rrëshen. Dyshohet se 59-vjeçari u qëllua nga dy persona. Siç shihet nga fotoja ai mund të jetë qëlluar brenda një ambienti.
Në 26 mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie.
Bardhi ishte liruar nga burgu pasi me kërkesë të prokurorise gjykata e Lezhës vendosi masen e sigurise ”detyrim me paraqitje” Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.