Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Nardi Polisë, flet i vëllai: Mund ta kenë ngatërruar

14:39 / March 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nard polia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vëllezërit Kleandro dhe Gilbert Toma, sipas policisë kane luajtur rol kyë në vrasjen e Nard Polisë, më 20 mars në fshatin Grudë të Shkodrës. Bashkë me vëllezërit Toma,  u arrestua edhe 20 vjecari Alfred Martini, i cili dyshohet se i ka orjentuar ata, duke qenë njohës i mirë i zonës ku ndodhi vrasja. Tre të ndaluarit kanë deklaruar në Polici se nuk kanë lidhje me vrasjen e Nard Polisë.

Sipas policisë dyshohet se këta persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip “Audi”  Nard Polinë. Më pas e njëjta makinë sipas policisë është vërejtur tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar dogji motorin me të cilin kreu vrasjen. Mjeti tip Audi është në pronësi të Alfred Martinit, por ky i fundit deklaroi se makinën ia kishte dhënë shtetasit K.S mëngjesin e 20 marsit dhe ai ia kishte kthyer pasdite.

Pas ndalimit të tre bashkepunëtorëve të ekzekutorit të biznesmenit Polia, vëllai i tij shpreh dyshime se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv, pasi në dijeninë e tij, i vëllai nuk kishte asnjë njohje me ta. Pavlin Polia kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke theksuar se gjithcka ja ka lënë në dorë drejtësisë.

“Ne si familje përgëzojme punën e policise. Nuk di të kemi konflikte me ndonjërin prej të dyshuarve që më treguan. Ne besojmë se kanë ngatërruar personin, gjithsesi nuk bëhemi si ata, sido që të jetë puna e kushdo të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Me shpresë që të zbardhet kjo ngjarje sa më parë, falenderoj ata qe po na gjenden në këtë mort, që i mori jetën vëllait tonë”.
Nga ana tjetër policia dyshon se shtetasi K.S është vrasës me pagesë ndërsa ende nuk është arritur të zbulohen porositësit dhe motivet që çuan në vrasjen e 32 vjeçarit Nard Polia. Momentalisht pista e vetme mbetet e kaluara e tij në Itali ku vite më parë është dënuar me 4 vite burg për disa vepra penale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol gjatë natës në Krujë/ Lënda plasëse i vendoset një makine, shkaktohen vetëm dëme materiale

11:40 / July 8, 2026

“Operacioni ‘Basti i Fundit’, AMP godet aktivitetin e dyshuar të basteve sportive pranë Fushë-Krujës, sekuestrohen pajisje elektronike

15:33 / July 7, 2026

Dhunoi të miturën dhe më pas të ëmën, arrestohet 15-vjeçarja në Fier, i shkaktoi lëndime fizike

11:56 / July 7, 2026

Gjyqi i Veliajt/ Ajola Xoxa: Jam me leje lindje, të pezullohet procesi për 63 ditë

11:48 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.