Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, lihet në burg Arbër Paplekaj

11:34 / April 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasjsa elbsana 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën arrest me burg për Arbër Paplekaj, autorin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, dy ditë para zgjedhjeve, ndërsa janë lënë të lirë të gjithë të akuzuarit e tjerë.

“Ndjehem i tronditur sepse një njëri ka mbetur i vrarë. Dhe nuk e di se cila është gjendja e familjes sime”. Kështu është shprehur Arbër Paplekaj, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan në seancën gjyqësore.

Seanca gjyqësore ne Gjykatën e Elbasanit ndaj Arbër Paplekajt rifilloi pas ndërprerjes me kërkesë të avokatit të Paplekajt, i cili kërkoi më tepër kohë të njihet me disa të dhëna të reja.

Në makinën e Klemend Xhaferrit, i cili është shpallur në kërkim është gjetur një listë me emra dhe disa karta ID, ndërsa në makinën e Mehmet Grecës janë gjetur një sasi e madhe parash. Emiljano Prenga ndodhet i shtruar në spitalin ushtarak dhe nuk u paraqit në seancë. Ky i fundit dhe Nuredim Kasma kanë qenë të dënuar me parë. Prokuroria nuk ka sqaruar se kush qëlloi i pari.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua nën masa të rrepta sigurisë.

Autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Arbër Paplekaj pas krimit u vetëdorëzua te komandanti i forcave Renea.

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit, tronditi qytetin në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret në takim ambasadoren e BE-së/ Sofia Moreira de Sousa i dorëzon progresraportin për Shqipërinë

12:04 / November 5, 2026

‘Plumbi i artë’, SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur

12:00 / November 5, 2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses: dy viktimat humbën jetën nga shpërthimi, jo nga zjarri

11:15 / November 5, 2026

De Sousa i dorëzon Begajt progres-raportin e KE/ Presidenti: Shqipëria e përkushtuar për anëtarësim në 2030

11:10 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.