Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vrasja e producentit shqiptar në Londër në sy të gruas e fëmijës, shpallet fajtor kikboksieri

21:44 / February 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 17
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vrasës suedez është shpallur fajtor për vrasjen e shqiptarit Alex (Flamur) Beqiri. Gjykata në Londër ka shpallur fajtor “kikbokserin” suedez, Anis Hemissi. Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij në sy të gruas dhe djatit të tij ditën e Krishtlindjeve, në vitin 2019.

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar momentet pak para se të ndodhte krimi, ku Beqiri shihet teksa i afrohet shtëpisë. Një tjetër video, tregon momentin ku ekzekutuesi, Anis Hemissi, shfaqet i veshur si punonjës pastrimi dhe monitoron lëvizjet në shtëpinë e shqiptarit. Mediet e huaja raportuan se eleminimi i tij ka të bëjë me disa vrasje të ngjashme mes bandave të shqiptarëve në Europë duke theksuar se ai ishte ndër më të kërkuarit në Suedi. Beqiri ndryshe njihej dhe si producent.

Si ndodhi ngjarja?

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u qëllua rreth orës 9 të së martës, ndërsa gruaja e tij ulëriste nga tmerri jashtë shtëpisë së tyre në Battersea. Pasi e qëlluan ai ndihmua nga një mjek dhe një infermiere që jetonte në të njëjtën rrugë pranë Thames, por nuk mundi të shpëtonte. Rasti u lidh me disa nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij janë të vrarë pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë. Në vitin 2008 ai ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët e cilësuan atë si pjesë të një bande ndërkombëtare së drogës që transferoi hashash me vlerë rreth 2 milion paund në Skandinavi.

Cili ishtë Flamur Beqiri, i njohur si Alex?

Beqiri është martuar me gruan e tij, Debora Krasniqi, në Cernobbio pranë Lake Como, Itali, në tetor 2018. Në artikullin në revistën Grace Ormonde Wedding Style, i cili publikoi foto të rastit që tronditi Britaninë zbuloi se çifti u takua për herë të parë përmes Facebook. Zonja Krasniqi i tha revistës se dyshja, fillimisht ishin vetëm miq, por më vonë u dashuruan marrëzisht’. “Gjithmonë kishte diçka të veçantë në lidhjen tonë,” tha ajo. Duke folur për ditën e veçantë, ajo tha: ‘Unë pashë vetëm atë dhe djalin tim, dhe gjithçka u duk kaq perfekte. “Ndërsa ecnim si burrë e grua, u kthyem te njëri-tjetri, buzëqeshëm dhe thamë ‘Pfff, faleminderit Zotit që jemi bashkë”. Por dashuria e tyre do të shuhej shumë shpejt..

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.