Bashkia Elbasan i është përgjigjur me një deklaratë publike akuzave të kundërshtarëve politik në lidhje me disa video të vjetra të shpërndara, ku qen të shumtë endacakë shihen ne rrugët e qytetit.
Pamjet filmike të cilat po qarkullojnë në rrjet, nuk i përkasin aspak viteve të fundit, por janë video të vjetra që qarkullojnë në rrjet, të nxjerra nga arkiva interneti për të denoncuar qëllimisht bashkinë për vrasje të qenve.
“Videot e ricikluara me koment alla-babale, me “njësite guerile” që helmojnë me porosi të kryetarit qentë natën tregojnë mjerimin e “foltores” së Elbasanit. “, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Bashkisë së Elbasanit.
DEKLARATË E BASHKISË ELBASAN
“Të dëshpëruar në mungesën totale të alternativës për qytetarët, mëkëmbësit e “foltores” së Elbasanit kanë zgjedhur të zhyten me kokë e këmbë në arkiva interneti për të ricikluar video të publikuara më parë gjoja denoncuese ndaj Bashkisë për vrasje të qenve. Ka kohë tashmë që Bashkia e Elbasanit e adreson çështjen e qenve endacakë në zbatim të detyrimeve ligjore dhe në bashkëpunim e konsultim me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.
Videot e ricikluara me koment alla-babale, me “njësite guerile” që helmojnë me porosi të kryetarit qentë natën tregojnë mjerimin e “foltores” së Elbasanit. Siç kanë ricikluar ofertën politike janë të gatshëm të riciklojnë çdo akuzë qesharake.”
– Kujtojmë se Bashkia Elbasan, është një nga insitutucionet model, ku prej vitesh, falë grupit të punës të kryesuar nga veterinerët e bashkisë bën të mundur kapjen e qenve të rrugës dhe më pas vaksinimin dhe sterilizimin e tyre.
Qendra e ngritur shërben edhe për strehimin e kafshëve endacake ku në bashkëpunim edhe me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve bëhet i mundur kujdesi ndaj tyre.
