Dhoma e Avokatisë në Elbasan në shenjë protestë, pas vrasjes ne nje atentat mafioz te avokatit Ravik Gurra, ka njoftuar se do bllokojë për tre ditë të gjitha çështjet gjyqësore.
“Dhoma e Avokatëve në Elbasan, duke marrë shkas nga vrasja e mbrëmshme e kolegut dhe avokatit Ravik Gurra, në një atentat mafioz do të ndrepresë në shenjë proteste për tre ditë çdo shërbim avokatie duke bllokuar çështjet gjyqësore,”- thuhet ne nje deklartatë për mediat.
