Policia e Shtetit ka lënë të lirë mëngjesin e sotëm dy personat që u shoqëruan si të dyshuar për breshërinë e armëve që u zbrazën në Top Channel të hënën, ku mbeti i vrarë roja 60-vjeçar Pal Kola. Dy të shoqëruarit, ish-dhëndri i viktimës Roberto Papçi dhe shoku i tij A.Tonaj u ndaluan në Vlorë. Që në momentet e para ata mohuan përfshirjen në ngjarje. Pas marrjes në pyetje, të shoqëruarit u liruan pasi nuk është vërtetuar implikimi i tyre në ngjarjen e rëndë.
Të fundit
Vrasja e rojes në Top Channel, lirohen personat e shoqëruar. Ish-dhëndri u ndalua në Vlorë
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment