Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e shqiptares në Florida nga ish-bashkëshorti, si ra policia në gjurmët e Renato Muhajt

18:11 / January 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ss sd 1 1 750x422 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e shqiptares Suela Saliaj nga ish-bashkëshorti Renato Muhaj tronditi qytetin e Clearwater në Florida.

Para krimit të rëndë, Muhaj kishte dhunuar dy prindërit e tij dhe u kishte marrë celularët që të mos lajmëronin policinë.

Pasi qëlloi për vdekje ish-gruan, ai rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare dhe tentoi të arratisej.

Incidenti filloi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearwater u thirr në Oakbrook Village Apartments në bllokun 2200 të Nursery Road, tha agjencia në një njoftim për shtyp.

Gjatë hetimit të tyre, policia e Clearwater kontaktoi Departamentin e Policisë Largo që ta ndihmonte në gjetjen e Muhajt.

Sipas medieve amerikane, një biletë parkimi që shqiptari kishte marrë në Pinellas County në shtator 2022, i drejtoi efektivët drejt apartamentit të tij ku dhe gjetën të vrarë 32-vjeçaren Suela Saliaj. Mirëpo, nuk gjetën asnjë gjurmë të shqiptarit apo vajzës së tyre, Alessias.

Menjëherë ata u vunë në kërkim dhe rreth orës 08:30 të mëngjesit arritën që përmes sinjalit të telefonit të gjenin Renato Muhajn.

Policia gjeti vogëlushen 8 vjeçare dhe Muhajn brenda automjetit në bllokun 1600 të St. Paul’s Drive. Ai u shoqërua drejt komisariatit dhe akuzohet për vrasjes të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve.

Suela, 32-vjeçe punonte si bankiere në SHBA dhe ishte nëna e një vajze të mitur 8 vjeçe. Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që ka më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka. Ajo jetonte prej vitesh në SHBA dhe bashkë me të kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj.

Renato Muhajt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uragani Isaias godet Florida-n, erërat arrijnë 169 kilometër për orë, mbi 500 mijë familje mbeten pa energji elektrike

17:41 / October 10, 2026

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Zelensky: Finlanda do ta furnizojë Ukrainën me municione për avionë F-16 në ditët në vijim

17:01 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.