Autoritetet malazeze kanë arrestuar të dyshuarin për vrasjen e Edmond Mustafës në Tivar mëngjesin e sotëm.
Mediat vendase raportojnë se në prangat e policisë ka rënë Dino Ibrahimovic.
Ka qenë prokurorja Irena Buric që ka konfirmuar arrestimin e Dino Ibrahimovic, i cili dyshohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve shpërthyese.
I arrestuari pritet të merret në pyetje nga prokurorët në Podgoricë.
Edmond Mustafa ishte i përfshirë në një organizatë kriminale dhe dyshohet se vrasja ka qenë prej një grupi tjetër rival në zonë.
