Burg përjetë ka kërkuar prokuroria e Krimeve të Rënda për të dyshuar si ekzekutor të Suela Sulës, ngjarje e ndodhur në 2016-tën.
Fatjon Karmneshta ishte paguar nga bashkëshorti i Sueës, Sadetin Sula, edhe ky i fundit i dënuar për ngjarjen, që të vriste 38-vjeçaren.
Në seancën e kësaj të marte prokurori lexoi dëshmitë, provat materiale e shkencore, sipas të cilës Fatjoni është ekzekutori kundrejt përfimit material, pasi ka marrë shumë monetare nga Sadetini.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 18 prill të 2016, në tualetin e biznesit familjarë, mobilierisë Europa.
Suela Sula, nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në banjon e mobilerisë e cila ishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula. U mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet e helluara zbuluan diçka tjetër.
Analiza e ADN-se zbuloi se ekzekutori material i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta. Që në momentin e arrestimit Sadetini ka mohuar të ketë qenë autori i vrasjes. Suela u mbyt në fyt
