Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e taksistit në Elbasan, luftë brenda bandës së Talo Çelës

21:39 / October 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bujar Çela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre javë pas ekzekutimit të 62-vjeçarit Bujar Çela, është mundur të zbardhet një pjesë e ngjarjes. Bëhet fjalë për një nga autorët e dyshuar të vrasjes, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Emri i ekzekutorit si dhe i grupit që porositi këtë atentat, do të mbahen sekret për shkak të hetimeve.

Shumë shpejt, policia dhe prokuroria e Elbasanit pritet që të japin më shumë detaje. Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, u vra më breshëri plumbash të kalibrit 7.65 mm, të dala nga një armë “Scorpions”, mëngjesin e 17 shtatorit.

Ai po konsumonte kafenë në një nga lokalet në Bradashesh të Elbasanit. Si çdo mëngjes ai kishte dalë për të punuar, pasi ofronte shërbim taksi pa licensë.

Në një kronikë të përgatitur fundjavën që lamë pas, Klan Plus ngriti pikëpyetje nëse kemi të bëjmë me një përplasje bandash të ndryshme apo ekzekutimet e njëpasnjëshme po bëheshin brenda llojit.

Me identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, thonë burime nga grupi hetimor, kemi të bëjmë me një luftë brenda bandës së Talo Çelës, personit më të kërkuar të momentit.

Edhe pse personalisht Talo Çela e ka mohuar të ketë lidhje, ai konsiderohet nga policia si koka e organizimit të grabtijes së 6.2 milion eurove në aeroportin e Rinasit.

Zhdukja e parave pas zbulimit të grupit, është edhe shkaku që po prodhon viktima tashmë midis njerëzve që mbeten gjallë e ende nuk janë arrestuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.