Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Xhoit, prova e fortë që ruajti nëna që zbardh ngjarjen, autorët më shumë se një

16:35 / April 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1668028937xjoy 394 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e 21-vjeçares keniane mbetet ende e pazgjidhur, teksa kanë kaluar 2 muaj nga vdekja e saj në Kenia për shkak të dhunimit barbar në Tiranë, në banesën ku jetonte me qira.

E gjithë ngjarja është zhvilluar nga ora 03:30 minuta deri në orën 06:30 kur në banesë mbërriti shoqja e dhomës së Xhoit, Emili Mutua.

Çfarë roli ka Emili në këtë histori, shoqja e dhomës së Xhoit, e cila u kthye nga puna mëngjesin e 13 gushtit dhe nuk e gjeti Xhoin në banesë? Përse më pas ajo i kërkoi shoqes së ngushtë të Xhoit paswordet e dy telefonave të saj? Joy Brenda shoqja e 22-vjeçares konfirmon faktin se Emili i ka marrë paswordet e telefonave te Joyt.

“Është e vërtetë që Emili më ka telefonuar dhe më ka kërkuar passwordin e telefonave të Xhoit.

Më telefonoi e më tha se pranë saj ishte policia dhe se kërkonin të dinin passwordet e Xhoit, sigurisht nëse i kisha. Ne përdornim të njëjtin password me Xhoin dhe ia dhashë policisë, në mënyrë që të ndihmoja në hetim sepse bisedat janë në telefon dhe policia mund të shikojë çdo person me të cilin bisedonte Xhoi.

Kështu që isha e vetëdijshme që do të ndihmoja në hetimin e ngjarjes. Nuk më kujtohet data e saktë apo dita që ma kërkuan paswordin sepse ka kaluar pothuajse një vit, por Emili më tha që ishte me policinë dhe se policia po kërkonte fjalëkalimin e telefonit. Pasi dhashë kodin, nuk kam biseduar më me Emilinë në lidhje me ngjarjen. Nuk e kam pyetur kurrë Emilinë në lidhje me këtë ose nëse di diçka. Ne nuk kemi folur kurrë për Xhoin”, ka deklaruar Joy Brenda, shoqja e 21-vjeçares që u vra.

Pyetja që lind është çfarë kërkonte të shihte Emili në telefonat e Xhoit apo çfarë donte të fshinte nga dy telefonat? A është e vërtetë që Emili i kërkoi paswordet e telefonave të Xhoit në prani të policisë në orën 1 të natës së 15 gushtit kur bëri edhe denoncimin për zhdukjen e shoqes së saj të dhomës? Përse policia duhet t’i kërkonte Emilisë të telefononte Xhoi Brendën për të marrë kodin e telefonave të Xhoit, kur kjo është një procedurë që policia mund ta bënte vetë?

News24 ka informacione se Emili i ka kërkuar Xhoi Brendës paswordet e telefonave te Xhoi Ayokos para se të shkonte në polici dhe të bënte kallëzim, madje mund të tregojmë edhe paswordin me të cilin u hap telefoni i Xhoit, ai ishte 14 78 52. Pra, vetë shoqja e Xhoit, Xhoi Brenda vërtetoi se Emili i mori kodet e telefonave të Xhoit. Por edhe nëna e Xhoit, Ruth Abongo më parë shpjegoi se si veproi Emili, duke hedhur dyshime të forta si bashkëpunëtore në fshehjen e provave të ngjarjes.

Nga ana tjetër nëna e 22-vjeçares, Ruth Abongo ka dhënë një intervistë për “News24”, duke i bërë apel qeverisë si edhe institucioneve që të zbardhin të vërtetën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.