Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja në ‘Bllok’, ish-i fejuari i Elvana Gjatës kërkon të flasë

14:53 / March 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elvana gjata ervin mata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ervin Mata, një prej personave të përfshirë në konfliktin e përgjakshëm të 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e ish-bllokut, i është drejtuar prokurorinë se Tiranës me një memo, përmes të cilës kërkon të japë shpjegime për ngjarjen, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Memoja iu është dorëzuar dy prokurorëve të çështjes, nga avokati mbrojtës, Alban Bengasi, pasi Mata, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes kryer në bashkëpunim, nuk ka dhënë deri më tani shpjegime për ngjarjen.

Burime nga prokuroria thanë se e kanë administruar kërkesën e Matës dhe javën e ardhshme ai do të thirret për të dhënë versionin e tij për krimin. Ervin Mata, i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, u lirua nga gjykata vetëm nën masën e detyrimit të paraqitjes.

Vendimi i shkallës së parë është apeluar nga Prokuroria, e cila kërkon kthimin në burg të biznesmenit.

Sipas institucionit të akuzës, gjykata nuk i ka vlerësuar drejt provat dhe faktet duke caktuar një masë sigurie, që nuk i përgjigjet rëndësisë së ngjarjes. I dyshuari Mata u vetëdorëzua në polici, pesë muaj pas ngjarjes së rëndë. Sikurse edhe të dyshuarit e tjerë, edhe ai u lirua nga gjykata, shkruan News 24.

bllok ElvanaGjata ErvinMata Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.