Edison Brahja, i cili u arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet për asgjësim të kufomës së Enver Ballës dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës ka mohuar akuzat.
Brahja ka thënë para oficerëve të policisë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se nuk e kishte idenë për çfarë kishte ndodhur deri në momentin që e ka parë nga televizori.
Ai pranon se ka miqësi me Esmerald Ballën por shton se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.
“Une Esmeraldin e kam shok. Por nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. As më ka kontaktuar dhe as qe e kisha idenë çfarë kishte ndodhur deri në momentin që ngjarja u bë publike. Dija vetëm që Enveri ishte larguar nga shtëpia se kështu më kishte thënë Esmeraldi por nuk kisha dijeni çfarë kishte ndodhur konkretisht. Që Enveri ishte vrarë unë e mora vesh nga televizori. S’kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. E pranoj se kam njohje me Esmeraldin pasi jemi shokë të vjetër por me këtë ngjarje nuk kam asnjë lidhje”, ka thënë ai.
